Nisma “Për një qytet të pastër”, zgjon lagjen “Kala” në Elbasan

Aug 7, 2019 | 17:51
SHPËRNDAJE

Nën moton “Për një qytet të pastër”, mjediset e lagjes historike “Kala”, u mbushën me qindra vullnetarë për pastrimin e rrugëve të kalldrëmta.

Ka mjaftuar një ftesë e kreut të bashkisë, Gledian Llatja, (më së shumti në rrjetin social), që qindra qytetarë e nëpunës bashkiakë, t’i përgjigjen pozitivisht.7elbasan-696x464

Të gjithë punonjësit e administratës ishin të pajisur me uniformën përkatëse, si edhe me mjetet e punës për këtë shërbim qytetar. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se kjo lagje nuk kategorizohej si lagje me mbeturina, por gjithsesi, aksioni pati vlerat e veta.

Banorët janë sensibilizuar nga nisma e kryebashkiakut dhe kanë qenë të shumta ata që janë bashkuar me grupin e vullnetarëve.7elbasan2-630x420

Sipas kreut të bashkisë Llatja, aksioni do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të qytetit dhe ai apeloi banorët, që kujdesi për një Elbasan më të pastër, të jetë më i madh.

Pjesë e nismës vullnetare ishin edhe deputetët e Partisë Socialiste, Evis Kushi, Arben Kamami dhe Florenc Spaho.

Javët e ardhshme, nisma do të shtrohet në të gjitha zonat turistike të bashkisë së Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura