Nis vaksinimi anticovid në çdo universitet/ Ministrja e Shëndetësisë: Garanci më shumë për të siguruar…

Sep 19, 2021 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se ka nisur vaksinimi anti-covid në çdo universitet të vendit.

vaksinime ne universitet

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që vaksinimi për studentët dhe pedagogët është i detyrueshëm.

Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë paralajmëroi të gjithë studentët se kush nuk pranon të vaksinohet nuk do të lejohet të futet në auditore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura