Nis testimi për drogë i punonjësve të Policisë së Shtetit, në ‘sitë’ edhe drejtuesit e lartë

Nov 22, 2021 | 13:39
SHPËRNDAJE

Gledis-Nano-Marrja-Detyres-Ardi-Veliu-Policia-Shtetit-ceremonia-Bledi-Cuci-fjalimi (21)

Nis testi i drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit. “Panorama.al” ka mësuar se ditën e sotme, 20 oficerë të drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë dërguar për të kryer testin e drogës, nëse janë përdorues të saj apo kanë konsumuar më herët lëndë narkotike.

Do të jetë reparti i Toksikologjisë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do të kryejë analizat për efektivët e policisë.

Burimet i thanë gazetarit të Panorama.al në Elbasan se ky proces sapo ka nisur dhe do të vijojë me të gjithë punonjësit e drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Pjesë e testit të drogës nga Policia e Elbasanit do të jenë rangjet më të larta, nga zyrtarët që mbajnë funksionet më të rëndësishme deri tek punonjësi më i thjeshtë i kësaj drejtorie.

Vlen të përmendet se procesi i testimit të punonjësve të policisë për drogë vjen me urdhër të Gledis Nanos, si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Pas publikimit të lajmit nga Gazeta Panorama.al, Policia e Shetit ka publikuar dhe një njoftim zyrtar ku konfirmohet se testi do te kryer edhe ne laboratoret private ne vend.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura