“Efektivët e policisë do kryejnë test periodik droge!”- Gledis Nano prezanton marrëveshjen: Do eliminojmë akuzat dashakeqe

Nov 22, 2021 | 14:39
SHPËRNDAJE

Gledis Nano-Intermedica“Efektivët e Policisë së Shtetit do t’i nënshtrohen periodikisht testit të drogës”. Këtë fakt e ka konfirmuar sot drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center”.

Më herët Panorama.al publikoi lajmin e urdhrit të drejtorit të Policisë së Përgjohem për të futur në ‘sitë’ efektivët e policisë për t’u siguruar që këta të fundit nuk janë përdorues të lendeve narkotike.

Në njoftimin e Policisë theksohet se “Gledis Nano ka falënderuar administratorin e laboratorit, pasi kjo mundësi e ofruar nga ana e tyre  është shumë e vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre”.

“Ju falënderoj për këtë mundësi dhe ftoj edhe kompani të tjera në këtë fushë dhe jo vetëm, që të ndihmojnë Policinë e Shtetit”, – u shpreh Drejtor Nano bën të ditur policia e shtetit. Ndërkohë që nëj pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është dhe ruajtja e konfidecialitetit të të dhënave.

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet, bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Rregulloren për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më administratorin e  laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, z. Thoma Vasili.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.

Drejtor Nano ka falënderuar administratorin e laboratorit, pasi kjo mundësi e ofruar nga ana e tyre  është shumë e vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.

“Ju falënderoj për këtë mundësi dhe ftoj edhe kompani të tjera në këtë fushë dhe jo vetëm, që të ndihmojnë Policinë e Shtetit”, – u shpreh Drejtor Nano.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtor Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.

Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet maksimale në këtë drejtim dhe ka siguruar mbështetje të përhershme për Policinë e Shtetit.

Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë dhe urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura