Nga stoli në 11-shen e javës, talenti i Shpresave i magjeps të gjithë

Sep 23, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Arbnor Muçolli e ka nisur vitin në mënyrë fantastike. Një ndeshje në të cilën është aktivizuar në minutën e 76-të në fitoren 4-1 ndaj Sonderjyskes, ka treguar edhe një herë formën e jashtëzakonshme të tij.

Mucolli

Dy eurogola kanë bërë që futbollisti i U-21 të përfshihet në 11-shen më të mirë të javës në Danimarkë. Arbnor Muçolli po vijon për të dytin vit radhazi me paraqitje fantastike me Vejlen, teksa edhe vjet ishte ndër futbollistët që udhëhoqën ekipin në ngjitjen në elitën e futbollit danez.

Mucolli Vejle

Për paraqitjet gjatë sezonit të shkuar, ai u zgjodh lojtari më i mirë në Ligën e Parë daneze. 21-vjeçari u aktivizua në 26 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ku arriti të shënonte edhe 7 gola, me skuadrën e tij që u ngjit në elitën e futbollit danez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura