Nga planet për fëmijë deri tek momentet më të këqija, Rudina Dembacaj flet pa doreza: Kam qarë tre ditë…

May 13, 2022 | 14:56
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj teksa po shijon suksesin e filmit të saj më të fundit, ka zhvilluar një ‘intervistë’ në Instagram me ndjekësit e saj të cilët i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet dhe ajo nuk ka nguruar t’i përgjigjej.

E pyetur rreth jetës së saj profesionale dhe më së shumti personale, një ndjekëse e ka pyetur  Rudinën nëse ka menduar që ajo të ketë një fëmijë më partnerin e saj Mark Frokun. Aktorja e ka shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmije të dytë. Ajo i qëndron ende mendimit për të pasur një fëmijë, madje sipas aktores është një gjë shumë e bukur përderisa e mendon shpesh.

Rudina shtoi se do ta mirëpresë kahë hapur kurdo që të vijë por momentalisht ajo është fokusuar në gjëra të tjera.

Pyetje: Ke menduar për fëmijë të dytë?

Rudina: Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjera të tjera.

Dikush tjetër e ka pyetur Dembacjan nëse ka pasur ndonjëherë momente në jetën e saj kur është ndjerë e dobët dhe si ka vepruar më pas. Aktorja u shpreh se ajo ka qarë rreth tre ditë dhe më pas i ka dhënë zgjidhje. Sipas saj vetëm një jetë kemi.

Pyetje: A ke pasur ndonjëherë momente në jetë kur ke thënë nuk mundem më? Dhe si je ngritur sërish?

Rudina: E kam thënë, shumë shpesh! Kam qarë nja tre ditë, i kam dhënë zgjidhje. Një jetë kemi.

Rikujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura