Nga martesa me italianin, te romanca e re me një shqiptar, vëllai i Egla Cenos flet për jetën private të aktores: Ja kush është dashuria e saj

Apr 18, 2024 | 12:34
SHPËRNDAJE

Aktorja Egla Ceno kohët e fundit është shndërruar në një ndër konkurrentët e “BBVIP” më të komentuar, për shkak të lajmeve se banorja është ka qenë e martuar me një italian.

Ka qenë deklarata e gazetares Paloma, e cila tregoi se ish-bashkëshorti i Eglës quhet Françesko.

Megjithatë së fundmi vëllai i Eglës, Beso në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar se si qëndron e vërteta për jetën personale të motrës së tij.

Ai tha se vite më parë aktorja është martuar me një mik italian për të siguruar letrat italiane, në mënyrë që Egla të zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali.

Përsa i përket lajmeve se motra e tij është në një lidhje me një shqiptar jashtë shtëpisë së “BBVIP”, Beso tha: “Besoj se janë aludime sepse është injorancë e madhe nëse vëllai nuk din diçka”, duke i hedhur poshtë aludimet për aktoren.

Pjesë nga intervista:

Ka thënë që kam një dashuri të madhe jashtë

Beso: Pa merak se jam unë ajo që ka thënë dashuria për familjen (qesh)

Nga ana burokratike rezulton e martuar dhe është e pamundur me vëllain. Ka dalë edhe emri

Beso: Nuk është e martuar! Ajo për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt, po nuk është e martuar. Një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë për një situatë të caktuar, unë e di që motrën e kam të pamartuar

Ligjërisht nuk është e martuar?

Beso: Nuk e di si figuron në gjendje civile por nuk është e martuar…

Paloma ish-banorja ka thënë publikisht se Egla është e martuar me një italian me emrin Françesko

Beso: Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka emigruar në Itali dhe është munduar të hyjë në botën e teatrit, ka qenë një person i brendshëm i teatrit dhe është munduar shumë dhe kanë arritur këtë rrugë që të bëjnë letrat.

Edhe Paloma ka thënë që është një histori e hershme me një italian, por ajo pretendon se dashurin e vërtetë e ka këtu në Shqipëri, një Shqiptar. Personi që do është një Shqiptar

Beso: Me sinqeritetin më të madh besoj se janë aludime sepse është injorancë e madhe nëse vëllai nuk din diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura