Nga Haland te Mbape, Kahn “deshifron” edhe shkarkimin e Nagelsman

Apr 18, 2024 | 11:54
SHPËRNDAJE

Ikona e portës së Bajer Mynih, Oliver Kah, ka rrëfyer disa nga situatat më të diskutuara në Mynih gjatë mandatit kur ai ishte shefi i klubit më të titullar në Gjermani. Ish-portieri nuk kishte se si të linte në “terr” shkarkimin e Julian Nagelsman, ku u përfol nga mediat pranë bavarezëve se Oliver, së bashku me Hasan Salihamixhiç, punoi pas krahëve të teknikut 36- vjeçar, duke e marrë i vetëm vendimin për shkarkimin rrufe.

kahn

KAHN-“Plani për të marrë në gjirin tonë Herri Kejn nuk ishte i rastësishëm. Pas largimit të Levandovskit, ia vendosëm syrin direkt Herrit, pasi karakteristikat e tij kanë lidhje me pozitën e ‘pykës’ dhe efikasitetit para kuadratit. Përpara se të firmosnim me Kejnin, kishim vënë në radar edhe Kilië Mbape dhe Erling Haland. Ylli i PSG-së mori ofertë faraonike për rinovimin nga drejtuesit e kampionëve francezë. Vetëm nëse do të shkatërronim strukturat financiare mund ta blinin Mbapenë. Kështu, nuk na mbeti zgjedhje tjetër. Më ndryshe u paraqit situata në tratativat me Erling Haland. Gjatë kohës kur ai inkuadrohej me Dortmundin, tarifa fikse na dha besim se do e gjenin lehtë gjuhën e përbashkët. Oferta jonë shkoi deri në 35 mln euro, por kur Mançester Siti ofroi 60 mln euro, u dorëzuam. Shumë marramendëse për kohën dhe moshën e talentit norvegjez. Sezoni i shkuar na i vështirësoi të gjithëve marrjen e vendimeve.

Ende e ndiej veten në faj mbi mënyrën se si u shkarkua trajneri Julian Nagelsman. Ne vinim pas disa rezultatesh negative dhe grupi nuk po funksiononte në planin taktik. Kështu, e pamë më arsyeshme për të ndryshua diçka, pasi rrezikonim ta mbyllnim sezonin pa trofe. Edhe unë po të gjendesha në pozitën e Nagelsmanit do ndihesha shumë keq. Fakti që lajmi depërtoi më shpejt në media sesa u komunikua nga struktura e brendshme dhemb. Nëse më pyesni se cili klubi është më i forti në Europë, vendos vetëm Mançester Sitin para Bajernit. Ata janë ‘blind’ thuajse në çdo repart”, përfundoi Kahn për mediumin e “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura