Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve/ Meta: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, fuqia punëtore më e kualifikuar largohet masivisht

May 1, 2024 | 9:51
SHPËRNDAJE

Kreu i PL-së, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve është shprehur se Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë.

Meta u shpreh se fuqia punëtore e kualifikuar largohet masivisht, për shkak të kushteve të këqija të punës, mosvlerësimit të meritokracisë dhe mungesës së shpresës.

“Përqëndrimi i ekonomisë tek ndërtimi dhe favorizimi i oligarkisë zhvatëse ka thelluar papunësinë, mjerimin dhe përjashtimin social, ka mbyllur qindra mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë biznesin e ndershëm, turizmin, bujqësinë e blegtorinë dhe dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të thjeshta punëtore”, deklaron kreu i PL-së.

Meta shprehet se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus “jo vetëm i japin fund dramës së shpopullimit por edhe shpërblejnë punën, njerëzit e punës dhe meritokracinë, mbështetin prodhimin vendas, garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një Shqipëri, fuqi eksportuese”.

Postimi i Ilir Metës:

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, vit pas viti e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ku fuqia punëtore më e kualifikuar largohet masivisht, për shkak të kushteve të këqija të punës, mosvlerësimit të meritokracisë dhe mungesës së shpresës.

Përqëndrimi i ekonomisë tek ndërtimi dhe favorizimi i oligarkisë zhvatëse ka thelluar papunësinë, mjerimin dhe përjashtimin social, ka mbyllur qindra mijëra vende pune, duke dëmtuar rëndë biznesin e ndershëm, turizmin, bujqësinë e blegtorinë dhe dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të thjeshta punëtore.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus jo vetëm i japin fund dramës së shpopullimit por edhe shpërblejnë punën, njerëzit e punës dhe meritokracinë, mbështetin prodhimin vendas, garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe një Shqipëri, fuqi eksportuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura