“Nëse ju tradhëtoj, u fus thikën në bark Kirit dhe Rudinës”- Berisha risjell në vëmendje historinë me Azem Hajdarin: Ishte lider, kishte vizionin dhe forcën

Sep 12, 2022 | 20:34
SHPËRNDAJE

Ish kryeiminstri. Sali Berisha, mori pjesë këtë të hënë në një bashkëbisedim me me të rinj dhe studentë të dhjetorit ’90, në përkujtim të figurës së Azem Hajdarit.

Ish-kryeministri e cilësoi Azemin si një lider i cili mbarte në vetvete dhe vizionin dhe forcën. Për ta ilustruar këtë ai risolli në vëmendje një takim me Azemin dhe studentët në vitin 1990.

Berisha tha se doli përpara studentëve dhe u kërkoi atyre që të mos shkonin në shesh atë natë, por mori mbrapsht thirrjet e tyre që e quanin tradhtar.

Sipas ish-kryeministrit në atë moment ndëryhri Azem Hajdari i cili u tha bashkëmoshatarëve të tij : “Nëse unë ju tradhtoj ju, ia fus më mirë thikën fëmijëve të mi në bark dhe ia nxjerr në fyt”.

“Nuk është vetëm vizioni për tu bërë lider, duhet dhe guxim. Mbajmë mend ishim përpara studentëve. Azemi na prezantoi si intelektualë bashkë me Besnikun. Ata brohorisnin, unë dal dhe u them që u mbështes, por i kërkova që të mos zbrisnin në shesh. Ata filluan,  “tradhtar, tradhtar”.

Tani ky e merr fjalën, bën avokatin time por u thotë bashkëmoshatarëve të tij: “Unë kam dy fëmijë Krin dhe Rudinën dhe kur t’iu tradhëtoj ku, ja fus atyre thikën në bark dhe ja nxjerr në gaxer”. Aty ra një hedhtje absolute, ky betim i tij përmbysi çdo gjë dhe ata e lartësuan, e shenjtëruan në lider. Harruan çdo gjë dhe dëgjuan atë duke duartrokitur fuqishëm. E tregova këtë se ai kishte guximin si lider, kishte vendimarrjen por dhe vizionin. Ata përpunuan atë natë të gjitha kërkesat dhe i shpallën këtu në këtë shesh në mëngjes. Qyteti u çlirua dhe aty u krijua pushteti moral i lirisë. Azemi luajti një rol të jashtëzakonshëm në përmbysjen e diktaturës, por një rol të jashtëzakonshëm luajti në shmangien e gjakderdhjes gjithashtu”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura