“Nëse inteligjenca artificiale barazohet me atë biologjike fatet tona vihen në rrezik”- Rektori i Universitetit “Luarasit”, Et’hem Ruka promovon dy libra e rinj: Fanta-shkenca është kthyer në realitet

Mar 6, 2024 | 13:58
SHPËRNDAJE

Rektori i Universitetit Luarasi, Et’hem Ruka ka promovuar ditën e sotme, dy libra të tij “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”. Et’hem Ruka

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Universitetit Luarasi, profesor Ruka ka prezantuar dy botimet e reja, librat e tij “Takim me vetveten” dhe “Trans-humanizmi përtej njeriut”. Në promovim folën edhe miq të profesorit, si Namik Dokle, Sherif Bundo apo Fatos Tarifa.

Ndërkohë që të pranishëm ishte dhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ish kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi dhe ish-kryeparlamentarja, Valentina Leskaj.

Profesori Et’hem Ruka u shpreh se në librin e tij “Trans-humanizmi përtej njeriut” ka shkruar mbi fuqinë e inteligjencës artificiale dhe si do të ndikojë në të ardhmen e njerëzimit.

Rektori i Universitetit Luarasi dekaroi se falë inteligjencës artificiale, gjërat që dikur i mendonin si fanta-shkencë sot janë kthyer në realitet.

“Siç e kam theksuar në këtë libër, nëse një ditë arrihet që inteligjenca artificiale barazohet me inteligjencën biologjike, që na ka dhënë natyre, fatet tona e të njerëzimit vihen në rrezik”, tregoi profesor Ruka.

Ndërsa në librin tjetër “Takim me vetveten”, profesor Et’hem Ruka zbulo se ka përshkruar jetën e tij, duke nënvizuar se beson se çdo jetë njerëzore është një univers më vete.

“Jam i bindur se libri ka vlerë për të gjithë, sepse çdokush ka fillimet e jetës së tij dhe fundin e jetës”, u shpreh ai.

Et’hem Ruka:  “Forcën e evolucionit nuk e ndërpret dot askush, por njeriu falë inteligjencës mund ta ngadalësojë dhe mund të përcaktojë dhe kursin e vetes së vet. Ky ka qenë motivi për të cilin unë kam shkruar librin ‘Përtej njeriut’. Jam munduar të sjell arritjet e fundit të 4 teknologjive të rëndësishme që nga pikëpamje metodike i shikojmë si të ndara nga njëra-tjetra, por që nuk mund të ekzistojnë pa qenë të integruara me njëra-tjetrën, janë bioteknologjia që po trondit botën, nano-teknologjia që në Shqipëria vonë ia kemi mësuar emrin e që po bën mrekullira, është teknologjia e informacionit apo numerike pa të cilat nuk eksitojmë dot, dhe e fundit shkencat konjunktive që merren me prodhimet e trurit. Të gjitha bashkë shndërrohen në një fuqi të madhe dhe që kanë në dorë jetën e njeriut, të ardhmen tonë, të njerëzimit dhe varet se si i përdorim. Mqs falë inteligjencë artificiale sot është bërë e modës, por që deri dje nuk e dinte askush, në fund të fundit është shpikje e inteligjencës sonë biologjike, por siç e kam theksuar në këtë libër, nëse një ditë arrihet që inteligjenca artificiale barazohet me inteligjencën biologjike, që na ka dhënë natyre, fatet tona e të njerëzimit vihen në rrezik. Për me tepër inteligjenca artificiale premton gjëra të tjera që na ngjallin frikë dhe shpresë, prodhimin e makinave që kanë mundësi të korrigjojnë vetveten, por nëse arrijmë në një ditë që këto makina riprodhojnë vetveten dhe inteligjenca artificiale kalon në atë biologjike ne do të bëhemi skllevër të makinave. Janë probleme sociale që mund të mos duken si të ditës, por diskutohen dhe kanë ngjallur polemika në botë.

Gjithmonë shtroj pyetjen, çfarë do të bëhet me njeriun dhe me shoqërinë njerëzore? Sot shkenca dhe teknologjia, forca e saj na premton shumë. Jemi në gjendje të korrigjojmë gjenet e njeriut, të prodhojmë dhe të zëvendësojë qelizat, të prodhojmë copëza indesh dhe të zëvendësojnë pjesë të syrit të dëmtuar, jemi në gjendje të prodhojmë proteza, deri tek zemra artificiale, e cila do të jetë një revolucion.

Njerëzimi dhe shkenca e kanë kthyer njeriun në jetë, edhe pse ka pësuar infarkt. Këto mund të duken si fanta-shkencë por nuk është fanta-shkencë.

Ato që kemi quajtur fanta-shkencë para disa vitesh, sot janë kthyer në realitet. Dhe kemi plotësisht mundësi të fusim trupin e njeriut në një makinerinë, të ndërrohen gjenet, qeliza, indet e organet, ky është riparim. Kur të lindin fëmijët mos ti thonë u bëfsh edhe 100 vjeç, sepse do të jetojmë shumë më gjatë. Ka një rast unikal të një zonje franceze që ka jetuar 122 vite, nëse qoftë edhe një qenie njerëzore që mbart këtë potencial për të jetuar kaq gjatë, është e mundur që edhe ne të tjerët të arrijmë ti thyejmë këto limite.

Këtë mundësi na e jep forca e shkencës dhe teknologjisë. Ky ka qenë qëllimi i të shkruarit të librit “Përtej njeriut”.

Ndërsa në librin tim “Takim me vetveten” tregoj gjithë rrugëtimin tim të jetës. Por jam i bindur se libri ka vlerë për të gjithë, sepse çdokush ka fillimet e jetës së tij dhe fundin e jetës.

Unë dua të falënderoj zotin president, z Irfan Hysenbelliu që më besoi drejtimin e Universitetit Luarasi. Ju falënderoj që keni ardhur tek Universiteti Luarasi. Unë nuk e di sesa botime kam bërë. Nuk kam bërë promovime. Dua të falënderoj Gramoz Ruçin. Kam qenë në Tepelenë, atje në fshatin tim, atje e kam promovuar librin tim “Takim me vetveten”, ku jam pritur nga 300 njerëz në fshatin tim të lindjes. Falendëroj profesor Rexhep Mejdanin, që është ndër profesorët më të nderuar të Fakultetit, që jemi rritur bashkë, kemi qenë bashkë në politikë dhe është ndër mburrjet tona, ishte president i Republikës. Kam këtu Ylli Bufin, që ka qenë kryeministër i vendit. Fakulteti i Shkencave ka nxjerrë presidentë, kryeministra, shefa të shërbimit informativ, është me të vërtëtë fakultet fantastik. Falënderoj Namik Doklen. Faleminderit shumë të gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura