Paloka zbulon të shkuarën e gruas që përloti Kuvendin. Sa vota mori kur kandidoi për deputete

Oct 2, 2017 | 9:25
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, me anë të një statusi në “Facebook”, ka zbuluar të shkuarën e gruas që nga Mirdita Rigerta Loku që përloti dje Kuvendi. Ai shkruan se Luku në 2013 ka qenë kandidate për deputete në listën e Bamir Topit, për qarkun e Lezhës.

edi paloka

Statusi i plote

Miqte e mi, shoh qe vazhdon debati per gruan qe foli ne te ashtuquajturin parlamenti rural. Une bera vetem disa pyetje per menyren se si u gjend zonja ne nje aktivitet te organizuar nga ruci e pikerisht ne momentin kur rames do i duhet te justifikoj miliona euro qe do te hidhen per projektin e ri te vjedhjes qe rama e quan rilindje rurale. Me nje kerkim te percipte ne internet , zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Ne 2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e bamir topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me edvin ramen. Te tjerat gjykojini vete. Ka dhe nje emision ne nje televizion publik ku i nxjerrin njerzit te qajne artificialisht…

Sakaq, BalkanWeb mëson se Rigerta Loku në atë kohë ka marrë vetëm 280 vota dhe se ka pasur kundër si PS ashtu edhe PD.

Capture-31
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura