Negociatat, zbulohet arsyeja përse PD nuk e shpalli dje dështimin e bisedimeve

May 17, 2017 | 15:52
SHPËRNDAJE

Negociatat e gjata të ditës së djeshme, me ndërmjetësimin edhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë, nuk prodhuan thuajse asgjë.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, ku kane diskutuar ne lidhje me reformen ne drejtesi.
Kryeministri Edi Rama, gjate nje takimi ne Pallatin e Kongreseve me Kryetarin e PD, Lulzim Basha

Zyrtari i Lartë i DASH, Yee, u largua nga kryeqyteti rreth orës 17:00 pa marrë me vete marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës.

Por ndonëse Basha rreth orës 21:20 njoftoi aleatët se Rama ishte tërhequr dhe nuk e pranonte më paketën McAllister, ende fjala e fundit e shpallës së bisedimeve të dështuara mungonte.

Në orën 23:00 zyra e shtypit e Bashës njoftoi një dalje urgjente për mediat, përmes një deklarate shtypi dhe rreth 50 minuta më vonë e anuloi atë.

Çfarë ndodhi që PD nuk i shpalli të dështuara negociatat?

Burimet nga të dyja palët janë shumë të rezervuara, por Panorama mëson se kryeministri Rama mund të lëshojë diçka sa i përket datës së zgjedhjeve.

Ndonëse ai i ka qëndruar besnik deri tani 18 Qershorit, kjo datë edhe mund të shtyhet me disa të diela.

Por se sa do ta kënaqë PD-në kjo shtyrje, mbetet për tu parë.

Vetë PD-ja ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen në shtator për ti dhënë kohën e duhur ekspertëve të përgatisin identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik të votave.

Por për Ramën shtyrja e zgjedhjeve në shtator është e papranueshme.

Se sa do të afrohen palët në qëndrimin e tyre për datën e zgjedhjeve, kjo mbetet për tu parë sot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura