Negociatat/ “Jemi para Maqedonisë”, Bushati sulmon opozitën: Si gënjeu Padrino me fytyrën e vdekjes

Jun 28, 2018 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur nga foltorja e parlamentit se “kriteret e elementet që janë vendosur për Maqedoninë nga BE janë më të detajuara sesa ato të vendosura për Shqipërinë”.  Deklaratë që lë të kuptohet se sipas ministrit, Shqipëria ka bërë më shuma hapa drejt integrimit sesa Maqedonia.

Bushati

Gjatë ligjëratës së tij, kryediplomati shqiptar sulmoi edhe opozitën.

“Javës që shkoi dëgjova kryetarin e PD që tha se Bundestagu mori vendim dhe negociatat nuk hapen, por hapen me Maqedoninë. Më pas, doli dhe Padrinua me fytyrën e vdekjen dhe me gëzim u thoshte njerëzve që u bllokuan dhe kaloi Maqedonia”, tha Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura