Në Shqipëri filluan dyshimet për aftësitë e tij, ndërsa në Suedi “i thurin” lavde Binakut

Sep 11, 2018 | 17:17
SHPËRNDAJE

Shqipëria arriti të merrte një fitore të bujshme përballë skuadrës së Izraelit në “Elbasan Arena”. Një nga lojtarët që ra në sy në këtë ndeshje ishte mbrojtësi I krahut të majtë, Egzon Binaku. Lojtari bëri një paraqitje të shkëlqyer si në repartin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv.

binaku

Megjithastë në ndeshjen me Skocinë u duk sikur në fushë ishte një “Binak” tjetër i cili nuk po dukej aspak në sulm. Pas kësaj ndeshje të shumtë ishin ata që filluan të dyshojnë për cilësitë dhe aftësitë e lojtarit, por këtë gjë nuk e bëjnë mediat suedeze.

Egzon-Binaku

Binaku është një lojtar që është rritur te ekipet e moshave të Suedisë, por në zgjedhjen e tij përfundimtare për të ishte vetëm Shqipëria. Mediat suedeze kanë filluar t’I thurin laved lojtarit për paraqitjet e mira, madje nuk lënë pa përmendur as faktin se më parë Binaku ka qenë i kombëtarev të moshave të Suedisë.

binak

 

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura