‘Ne nuk jemi kriminela. Të mos ikim të punojmë tokën e botës”- Fermeri pas takimit me Ramën: Ja çfarë na premtoi. S’kemi ngjyra e parti, duam …

Nov 25, 2021 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një nga fermerët që ishte në takim me kryeministrin Edi Rama sot në ambientet e Kuvendit, ka deklaruar se atyre u është premtuar që në ditët në vijim do të ketë bisedime. Fermeri kërkoi që të përfitojnë në mënyrë direkte nga subvencionet e qeverisë pasi janë në prag të falimentit.

 

Ne na premtoi që do flasim prapë, do e shqyrtojmë. E di tha që nuk kanë ardhur subvencionimet në ditët në vijim tha do takohemi që të bisedojmë për problemet

Ne e falenderojmë në radhë të parë që na priti se asnjë kryeministër i këtij vendi… deri tani të paktën të na dëgjojë, unë jam fermer direkt s’kam ngjyra as majtas as djathtas e kërkoj një zgjidhje se jemi në prag të falimentimit. Na tha po keni të drejtë për momentin kjo është situata në të ardhmen do na dëgjoë.

Ne me shifra nuk marrim vesh ne shohim realitetin që jemi në falimentim, se kg domatës sallatori speci me 20-30 lekë jemi të falimentuar”.

Fermeri ka bërë një deklaratë prekëse kur tha se fermerët shqiptarë duhet të ndihmohen nga shteti dhe jo të ofendohen dhe të detyrohen që duart e tyre të punojnë tokën e botës.

Se ne akuzohemi, dikush na akuzon sikur jemi kriminela, jo ne nuk jemi kriminelë, ne jemi punëtore me duart tona ushqehet populli, mos të ikim të punojmë me duart tona tokën e botës të punojmë tokat tona.

Ne kërkojmë ndërhyrjen e shtetit se kur blejmë pesticidet nuk e dime si janë pesticidet, kështu si jemi i bie që të dorëzohemi ndaj kemi ngritur zërin që të ndihmohemi që subvenionimi të vijë direkt te fermeri, nëse ka mundësi nëse s’ka jemi të falimentuar.

S’duhet të na ofendojnë por të na përkrahin, populli të ushqehet me prodhiemt e vendit, po s’pati zgjidhje edhe do vijojmë protstat shpresojmë nga kryeministri që të kemi zgjidhje”, tha fermeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura