Në “luftë” me thatësirën/ Fisi ku gratë ecin me kilometra në ditë për të siguruar ujë për familjen

Nov 21, 2018 | 16:01
SHPËRNDAJE

Nga lindja e deri në perëndimin e diellit, burra, gra e fëmijë ecin me kilometra dhe gërmojnë thellë me duar duke shpresuar se do të arrijnë të gjejnë ujë në pjesën veriperëndimore të Kenias.

Supozohet që tashmë të jetë sezoni i shirave, por lumenjtë janë tharë, e si pasojë me mijëra kafshë kanë ngordhur. Gjithçka që ka mbetur është më i forti i deveve, dhive dhe gomarëve.

Fisi i Turkanës, i cili jeton në këtë tokë të largët dhe të papërshtatshme, e sheh si punën e gruas për të siguruar ujë. Kanë kaluar katër vjet që nga reshjet e fundit të konsiderueshme dhe ky rol për femrat është bërë vdekjeprurës.

“MailOnline” ka vizituar komunitetin që jetojnë rreth 100 milje larg zonës turistike të liqenit Turkana, dhe paraqiti historinë se si 14 gra humbën jetën kur gropat që i hapnin për të gjetur ujë u shembën duke i zënë brenda.

Kultura e këtij fisi nuk e lejon që një trup i pajetë të zhvendoset për shkak se ajo konsiderohet e mallkuar, kështu që ato gra vazhdojnë të jenë të varrosura në gropat që i kishin hapur për të kërkuar ujë.

Gratë, madje edhe ato që janë shtatzënë, bëjnë rrugë të gjatë çdo ditë, vetëm për të siguruar ujë në një ndër vendet më të thata në botë. Ato duhet të sigurojnë ujë për familjen, e cila ka një mesatare prej 10 fëmijësh. Gjithashtu duhet ujë edhe për kafshët.

                       

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura