Në kulmin e konfliktit për barin, Rovena argëtohet në jetë nate

May 13, 2016 | 8:06
SHPËRNDAJE

fdrgytredf

Këngëtarja Rovena Dilo këto ditë bëri xhiron e mediave me letrën e hapur drejtuar dy politikanëve, Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi, pasi kanë fituar në çështjen gjyqësore ndaj këngëtares, duke u shpallur pronarë të “Bar Rovena”, në zonën e ish-Bllokut. Në zbatim të këtij vendimi, Dilo duhet t’u dorë- zojë atyre këtë pronë më 9 maj, ndaj për këtë arsye ajo shkroi letrën publike në të cilën denoncon rastin e saj.

“Ata do të vijnë të hënën, më 9 maj, në orën 10, të më nxjerrin me polici nga prona ime! Le të vijnë! Unë nuk trembem! Turpi do të jetë për ta, por edhe për shtetin dhe shtetarët tanë! Të hënën është radha ime, por më pas është radha e secilit!”, shkruante artistja në letrën e saj. Po si po e kalon këto ditë Rovena deri sa të vijë e hëna? Ajo është fotografuar mbrëmjen e së enjtes, duke u argëtuar në sheshin “21” në Kosovë, ku “Sava Tours” kishte mbledhur artistë dhe personazhet më në zë të televizionit për të festuar së bashku.

Rovena është fotografuar duke u argëtuar në maksimum me muzikë e pije, si për të harruar të paktën për një natë të vetme situatën e komplikuar në të cilën ndodhet. Nuk është hera e parë që Dilo fotografohet në momente delikate të jetës, duke u argëtuar, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Dancing with the Stars”, që përkoi me divorcin pas 10 vitesh martesë nga ishbashkëshorti futbollist.

Ndërkohë që Rovena kalonte natën duke festuar në Prishtinë, ka qenë daja i saj, Agron Vreto, ai që iu vu kundër duke dëshmuar të vërtetën në një intervistë për gazetën “Panorama”. Në këtë rrëfim të tij për mbesën, ai rrëfeu se në fakt, prona prej 900 metrash katrorë ishte e tij, por kishte vendosur t’ua shiste në vitin 2014 Babasit dhe Doshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura