“Në ç’vend pune janë sot ata që duruan dhunën dhe terrorin e 26 majit 1996?”

May 24, 2016 | 14:09
SHPËRNDAJE

Shpëtim Gjika ish kryetar i Bashkisë së Vlorës rikthen në kujtesë ngjarjet e 20 viteve më parë kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme, të cilat u fituan në mënyrë të kontestueshme nga Partia Demokratike.

Foto e profilit te Gjikes ne FB
Foto e profilit te Gjikes ne FB

Por, në një status në faqen e tij në Facebook, Gjika shkruan se sot pas 20 vjetësh, asnjë nga drejtuesi e Partisë Socialiste të Vlorës që duruan dhunën dhe terrorin e asaj kohe nuk është sot në poste drejtuese.

Statusi i Gjikës

24 Maj 1996!

Si sot 20 vjet me pare, dy dite para zhvillimit te “zgjedhjeve” te famshme politike te atij viti, nje grup drejtuesish dhe aktivistesh te Partise Socialiste Vlore, ishim ne seli duke u marre me detajet e fundit te organizimit te dokumentacionit dhe komisionereve te qendrave te votimit!

Kishim dite dhe nete qe mblidheshim ne seli, me qindra dhe mijra socialiste dhe simpatizante vlonjate na mbeshtetnin dhe perkrahnin me te gjitha forcat dhe mundesite e tyre!

Ishte klime terrori!

Presion dhe terror i organizuar nga strukturat shtetetore, policia dhe shik-u!

Per kedo qe i ka perjetuar ato kohe, me beson kur them qe ishte vertete shtetrrethim!

Mbaj mend qe ne seli ishim nje grup drejtuesish dhe miqsh!

Isha se bashku me Theodhori Shia, Luiza Hoxhaj, Mirela Bajrami, Zhaneta Lalaj, Shpetim Abedini, Kastriot Labaj, Albert Gjondedaj, Edmond Aliaj, Edmond Bocaj, Genci Sakaj!

Madje Kastriotin dhe Albertin i dhunuan dhe i goditen keqas brenda ne ambientet e selise!

Ne darke dhuna u shtua dhe kulmoi me te shtena me arme, e kujtojme mire kete moment une dhe Shpetim Abedini!

Qendruam stoik, kishim shprese dhe ideal!

Mu kujtuan sot keto momente midis shume e shume ngjarjeve te asaj kohe!

Sot ndoshta duken cudi, por jo!

Jane me se reale!

Sot cudi eshte fakti qe asnje nga shoket e shoqet e mesiperm, dhe shume e shume te tjere djem e vajza qe besuan dhe sakrifikuan te PS-ja, nuk jane asnjeri ne strukturat drejtuese te post-reformes!

Pse keshtu?!

Te pakten ta dine dhe ta njohin kontributin e tyre!

Eshte me e pakta qe ju kerkohet te bejne keta te sotmit!

Sepse nuk eshte faji yne qe mami dhe babi na linden para kohe dhe sot jemi mbi 40 vjec!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura