Në 2020 i shpërthyen makinën me tritol/ Kush është 55-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër! Ja çfarë deklaronte më parë

Apr 12, 2022 | 9:01
SHPËRNDAJE

Nazmi Bandula, 55-vjeçari i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër, më shumë se një vit më parë i kanë vendosur tritol në makinën e tij.

Më konkretisht, ngjarja është shënuar më 26 dhjetor të vitit 2020 në lagjen Partizani në Shkodër.

Mjeti tip fouristradë “X5” ku ka shpërthyer sasia e tritolit ndodhej i parkuar, teksa nuk kishte asnjë person brenda saj.

Mjeti ku shpërtheu sasia e eksplozivit ishte i parkuar brenda murit rrethues të banesës së Nazmi Bandulës.

Asokohe, Bandula tha  në polici se nuk e kishte idenë se kush ia ka vendosur tritolin në automjetin e tij. Sipas tij, ai nuk ka asnjë problem apo konflikt me ndonjë person, që mund të çojë deri në këtë ngjarja. 

“Sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas kam dëgjuar shpërthimin e fuqishëm dhe nuk po kuptoja se çfarë ndodhi fillimisht. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur vendosja e tritolit”, ka thënë Bandula në Polici.

LEXONI EDHE: “Sapo u ngjita në shtëpi dëgjova shpërthimin e fuqishëm”/ Flet pronari i “X5”: S’kam konflikte! Dyshimet si u vendos eksplozivi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura