Ndryshon formula e votimit në Eurosong, çdo juri nxjerr fituesin e vet

Feb 19, 2016 | 13:33
SHPËRNDAJE

Për herë të parë, pas 40 vitesh, ndërron mënyra e votimit në Festivalin Europian të Këngës. Tashmë votimi i jurisë dhe ai i teleshikuesve do të jetë i ndarë. Deri më sot, votat e jurive profesionale dhe televotuesve prezantoheshin së bashku, duke përbërë votimin final, në masën 50 me 50 për qind.

eneda tarifa eurovizion

Organizatorët e Eurosongut kanë vendosur që të dy këto gjykime të jepen në mënyrë të ndarë. Kjo do të thotë se gjatë ritualit të përhershëm, ku çdonjëri nga vendet pjesëmarrëse jep pikët, do të japë publikisht vetëm votimin e jurive profesionale, ndërsa votimi i teleshikuesve, përmes telefonatave, mesazheve apo në faqen zyrtare, do t’u shtohet më vonë.

Sipas organizatorëve, kjo mënyrë votimi do të shtojë më shumë pritjen dhe emocionin e fitores, pasi kënga e votuar më shumë nga profesionistët, jo detyrimisht do të jetë ajo fituese, pasi publiku mundet të ketë vendosur ndryshe.

Pra, në njëfarë mënyre do të ketë dy fitues, ai i profesionistëve dhe ai i publikut, por sigurisht, trofeu do t’i shkojë vetëm njërit, atij që do të ketë pikët më të shumta prej të dyja votimeve. Kuriozët do të mund të shohin se si kanë votuar vendet e tjera për çdo këngë, pas spektaklit në Eurovision.tv.

Martin Österdahl, producenti ekzekutiv për edicionin e këtij viti, në të cilin do të marrin pjesë 43 konkurrentë, shpjegon se “në vitet e mëparshme fituesi është marrë vesh që 20 minuta përpara se të mbyllej votimi dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Ky format i ri, do të injektojë më shumë emocion në garë, deri në fund të spektaklit”.

Ky ndryshim është komentuar gjatë ditës së djeshme edhe si një mënyrë për të shmangur votimet gjeopolitike, por përtej spektaklit, mund të jetë edhe një arsye për të nxjerrë “zbuluar” jurinë e profesionistëve, që gjatë këtyre viteve mund të jenë “fshehur” pas jurisë popullore.

Se sa ky votim do të shmangë votimet gjeopolitike, këtë do të mund ta mësojmë në muajin maj. Shqipëria në këtë edicion përfaqësohet me këngën “Përrallë”, interpretuar nga Eneida Tarifa. Ajo do të këndojë e njëmbëdhjeta në natën e dytë gjysmëfinale. Ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura