“Ndihem dyfish i motivuar”, Kejn kërcënon Arsenalin: Koha e fjalëve mbaroi…

Apr 17, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Goleadori i Bajern Mynih, Herri Kejn, do të këtë detyrën kryesore kundër Arsenalit për të shënuar dhe udhëhequr ekipin përpara. Ndeshja e parë mes “topçinjve” dhe bavarezëve u nda na barazim, çka i shton akoma më tepër dozat e rivalitetit mes tyre.

kane

Interesante është se Kejn ka nuhatje të frikshme në portën e Arsenalit, 15 gola pas 20 ballafaqimesh, përfshi këtu edhe periudhën kur futbollisti 30- vjeçar inkuadrohej me Totenhemin. Në vigjilje të çerekfinales, Herri përmes zonës së prononcimeve për media, ka hapur “zjarr” kundër rivalit të sotëm, duke pohuar se ata nuk e kanë parë ende Bajernin e vërtetë.

TROFETË – “Çdo lojtar dhe klub dëshiron të fitojë trofe, ky është qëllimi në futboll, sikurse sigurimi i të ardhurave. Tifozët presin që ne të triumfojmë në shumë fonte, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet. Ama nuk ka arsyeje të ndihemi inferiorë në Ligën e Kampionëve. Gjithçka është e hapur. Rezultati i ndeshjes së parë nënkupton se shanset janë 50-50. Gjithsesi, jam totalisht i bindur se mbështetja e zjarrtë në shkallët e ‘Allianz Arenës’ ka për të dhënë efekt në arritjen e objektivit, kalimin në fazën tjetër”.

RIVALI – “Duelet kundër Arsenalit më kanë shijuar më shumë sesa kundër çdo kundërshtari tjetër, mbase kjo për faktin se kam qenë për një periudhë të gjatë pjesë e Totenhemit. Rivaliteti në Angli është shumë i madh. Ende nuk e kam harruar të shënoj kundër tyre, më motivon dyfishi për të dhënë më të mirën. E realizova me sukses në takimin e parë, tashmë pres akoma më shumë”, tha i entuziazmuar Kejn.

NDESHJA E PARË – “Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe u përpoqëm t’i shfrytëzonim rastet. Në përgjithësi ia dolëm mirë, ndonëse mund të kishim marrë më tepër sesa barazim. Gjithsesi, ky është futbolli. Më vjen keq për Gnabrin dhe Koman, të cilët nuk do jenë të gatshëm. Të gjithë e dimë se sa të rëndësishëm janë ata, plus eksperiencës që kanë në të tilla kompeticione kaq prestigjioze. Koha të mbledhim energjitë dhe të japim më të mirën, sigurisht edhe mbi bazë të mësimeve që morën nga takimi në Londër”.

KRAHASIMI I LIGAVE – “Bundesliga ka rezultuar përvojë e jashtëzakonshme në spektrin individual. Në plan të parë mund të jap idenë se është e lehtë të shënosh, por s‘është aspak e vërtetë. Mjaftoni t’i referohemi rivalitetit. Leverkusen zhvilloi një sezon fantastik. Ata ishin të pandalshëm dhe e fituan tiullin me meritë. Nuk mund të neglizhohet Shtutgarti. Premier Liga më duket disi më ndryshe. Këtu futbolli është shumë taktik dhe kërkon përgatitje të lartë”.

ECURIA – “Ka qenë sezon zhgënjyes në Bundesligë, krahas pritshmërive. Mbase mund t’i kishim menaxhuar më mirë disa ndeshje, dhe lufta me Leverkusen do të zhvillohej më e hapur, por fjalët janë të kota tashmë. Mos të harrojmë kur ndodhemi dhe cili është objektivi. Akoma nuk e keni parë Bajernin e vërtetë. Unë stërvitem çdo ditë me këtë kontingjent dhe besoj se i kemi të gjitha aftësitë për t’u ndeshur me më të mirët. Prandaj besoj fort se do t’i shkojmë deri në fund”, e mbylli Herri Kejn.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura