Ndeshja me Serbinë, “Birra Korça” në çdo tavolinë

Oct 9, 2015 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ata që nuk mundën të ishin në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër përballjen e Kombëtares me Serbinë u bënë bashkë me “Birra Korça”, duke përjetuar nga monitori çdo emocion që dhuroi ndeshja e mbrëmshme.

Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, përkatësisht në rrugën “Mustafa Matohiti”, pranë Televizionit Shqiptar dhe në Kryeministri birra e parë shqiptare kishte ekskluzivitetin për të ngritur stendën duke i ftuar të gjithë të festojnë, duke shijuar sipas preferencave “bionden” ose “brunen”.

birra3

Ishin të shumtë ata që zgjodhën që emocionet e ndeshjes së shumëpritur t’i ndanin duke u freskuar me birrën “Korça”. Jo vetëm ndjenja e traditës, por edhe shija e birrës ka tërhequr gjithnjë pas vetes familjet shqiptare, kryesisht të rinjtë që janë edhe besnikët e përhershëm të saj.

birra2

Mbrëmjen e djeshme, kompania u kujdes që të sillte birrën krudo, të sapoprodhuar, e cila gëzon cilësi edhe më të mira.

birra1

“Ka një atmosferë festive, të rinj që konsumojnë birrën ‘Korça’. Dua të theksoj se, veçoria e sotme është lloji i birrës që ne po servirim. Birra krudo ofrohet për herë të parë në lokale”, tha Kostika Gjylameti, drejtor i shitjeve për “Birra Korça”.

birraNë rrugën “Mustafa Matohiti”, me qindra të rinj ishin bërë bashkë për të ndjekur përballjen me Serbinë. Muzikë, brohoritje dhe shumë lojëra karakterizuan pothuajse gjithë mbrëmjen. Humbja nuk e zbehu atmosferën, sepse shpresat për kualifikim janë ende gjallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura