Ndërrimi i viteve, Jahjaga: Rruga evropiane e Kosovës do të përmbyllet me sukses

Dec 31, 2012 | 18:16
SHPËRNDAJE
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

PRISHTINE- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka uruar të gjithë qytetarëve Vitin e Ri 2013.  “Në vigjilje të kremtimit të Vitit të Ri 2013 ju dëshiroj të gjitha të mirat – shëndet, gëzime dhe suksese në jetën dhe punën tuaj. Ta kalojmë ndërrimin e moteve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”, thuhet në urimin e Jahjagës.

Presidentja po ashtu ka kujtuar se në vitin 2012 Kosova ka përmbyllur mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë dhe ka marrë përgjegjësitë e plota për të udhëhequr vendin.

Jahjaga ka thënë se Kosova është bërë faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Rruga evropiane e Kosovës është e qartë dhe do të përmbyllet me sukses, sepse institucionet e Kosovës dhe të gjithë qytetarët jemi të përkushtuar që t’i përmbushim të gjitha kushtet dhe t’i kryejmë të gjitha reformat”, ka thënë pos te tjerash presidentja Jahjaga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura