Ndërprerja e vettingut për Adriatik Llallën, zbulohen emrat e 5 gjyqtarëve që kanë në dorë fatin e tij

Apr 13, 2018 | 17:25
SHPËRNDAJE

Zgjidhet trupa gjykuese qe ka ne dore fatin e ish kryeprokurorit Adriuatik Llalla, pas ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me te.

llalla

“Panorama” raporton se trupa gjykuese kryesohet nga Sokol Como dhe eshte si me poshte vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator :  Luan Daci

Anëtarë:  Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari

“Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”- ben me dije Komisioni i Posacem, duke sqaruar se ‘Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla’.

Aktualisht, deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura