Gruaja e futbollistit i jep e dehur Ferrarit, përfundon duke e përplasur midis Madridit

May 2, 2024 | 22:03
SHPËRNDAJE

Gruaja e futbollistit Diego Sosa, shkaktoi një aksident në një prej rrethrrotullimeve të qytetit të Madridit në mesin e natës të së martës së kaluar. Këtë gjë e ka raportuar vetë shtypi spanjoll këtë të enjte.

 

1

Gruaja e futbollistit po drejtonte Ferrarin e këtij të fundit me vlerë rreth 250 mijë euro. Rezultohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit. Pas analizave të kryera tregohet se 50-vjeçarja, ka shfaqur shenja të alkoolizimit në gjak. Sipas shifrave thuhet se i është gjetur një sasi prej 0.50 mg/l, dyfishi i normës së lejuar në Spanjë.

2

Thuhet gjithashtu se Sosa ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga aty pasi pa dëmet e shkaktuara ka kontaktuar me kompaninë e sigurimeve për të marrë dëmshpërblimin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura