Zyrtarë të lartë në SPAK/ Endri Shabani: Po të mos ishte për ndërkombëtarët s’do kishte të arrestuar! Nëse Rama nuk e donte korrupsionin…

May 2, 2024 | 21:42
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani thotë se puna e SPAK po funksionin për shkak të ndikimit ndërkombëtar. I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Shabani u shpreh se po të mos ishte për ndërkombëtarët Prokuroria e Posaçme nuk do kishte shkuar kaq lart sa po shkon.

shabani

Sipas tij, fuqia e punës së SPAK nuk është Rama, sepse nëse Rama nuk do të donte korrupsionin mund të mos e kishte rikandiduar Erion Veliajn.

Po ashtu, ai ngriti shqetësimin se vitin e kaluar nuk është bërë asnjë kallëzim nga administrata publike.

“Unë besoj se SPAK po të mos ishte për ndërkombëtaret nuk do ishte duke arrestuar, duke marrë në hetim, nuk do kishte shkuar kaq lart sa po shkon. Unë nuk jam nga ata që besoj se kjo është fuqia e Ramës. Sepse po të ishte se Rama nuk e dashka korrupsionin dhe ka qenë i shqetësuar për vjedhjet në bashki mund ti kishte kapur që në 2016, mund të mos e kishte rikandiduar Veliaj. Të thuash që Rama është i ndershme dhe kap këta që vjedhin dhe hanë kumbulla pas shpinës së Ramës unë nuk e besoj. Unë di një gjë që është provë. Vitin që kaloi ka pasur zero kallëzime nga administrata publike”, tha Endri Shabani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura