Ndalojnë transmetimin programet televizive dhe anulohen koncertet në sensibilizim të situatës së trishtë në Shqipëri

Nov 29, 2019 | 15:28
SHPËRNDAJE

Gjendja kaotike pas tërmetit të fuqishëm të së martës në mëngjes ka bërë që gjithë vëmendja e shqiptarëve të jetë tek solidarizimi me familjet e viktimave dhe atyre që tërmeti i ka lënë të pastrehë.

Dita e djeshme u shpall Ditë Zijë Kombëtare dhe ndonëse përkoi me festat e Nëntorit: të Çlirimit dhe Pavarësisë, sërish qeveria i ndaloi festimet duke transferuar fondin e shpenzimeve në atë të ndihmave për të prekurit nga tërmeti.

Pas një dhembjeje kolektive për viktimat dhe trupat që ende janë nën gërmadha si dhe situatës aspak të mirë në Shqipëri, emisionet argëtuese kanë vendosur të ndërpresin transmetimin për këtë fundjavë. “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën në Top Channel,  “Klanifornia” në Tv Klan, “Late Night Show” me Kastro Zizon, kemi mësuar se dhe emisioni “Pop Culture” me Dojna Memën nuk do të jenë në ekranet tona këtë javë në sensibilizim të plotë me situatën.

 

Besojmë se me këtë postim edhe Agron Llakaj na tregon se Al Pazar nuk do të transmetohet këtë javë.

Gjithashtu këngëtarët kanë anulluar koncertet e tyre në shenjë sensibilizimi: Elvana Gjata, Anxhela Peristeri, Gjiko, Mozzik, Getinjo, Butrint e shumë të tjerë.

 

/News31

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura