Ndalimi i shoqërisë civile, Rama sqaron të vërtetën: Donin të hynin të paftuar

Apr 29, 2016 | 18:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përmes një statusi në Facebook të vërtetën e ndalimit nga Garda të një grupi përfaqësuesish të shoqërisë civile, sot në një dëgjesë për prezantimin e projektit të stadiumit të ri në kryeqytet.

Sipas tij, ishin disa të paftuar që donin të hynin, në një aktivitet që e kishte organizuar një institucion.

Mes përfaqësuesve të Shoqërisë Civile që nuk janë lejuar në sallë ishin Fatos Lubonja, Gjergj Bojaxhi, Andi Bushati, Ylli Rakipi etj.

“Kjo është qartazi një dëgjesë e mbyllur me shoqërinë e pushtetit”- ka thënë BOjaxhi i mbetur jashtë sallës së dëgjesës.

IMG_6062-640x355

STATUSI I RAMES

Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.

1313-640x355

Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!

E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

rakipi-605x335

Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.

Kaq eshte e gjitha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura