Ndahet nga jeta portieri i njohur Naim Dollaku, varrimi nesër në orën 14:00

Jun 21, 2017 | 21:18
SHPËRNDAJE

Familjarët e portierit të njohur të Lokomotivës së Durrësit, kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarejs nga jeta të Naim Dollaku.

101_1484 naim dollaku 600Ndërsa nga ana tjetër ata njoftojnë të gjithë të afërmit miqtë dhe dashamirësit e portierit se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në orën 14:oo.

Nga ana tjetër me anë të një statusi në “Facebook” ministri i Mjedisit Lefter Koka,  shkruan se ndarja nga jeta e portierit e ka plagosur rëndë.

Statusi i plotë

Lamtumirë mik i shtrenjtë, Lamtumirë i miri Naim,
Më plagosi thellë ikja jote, mik i imi, mik i durrsakëve!
Miqtë e tu dhe unë s’do të kemi më Portierin tonë , ne s’do të kemi më mikun e dashur, ku netët e gjata diskutonim për pasionin tonë më të madh që ndajmë Futbollin
Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë, djali një baba të shkëlqyer, familjarët një njeri të mrekullueshëm e me integritet të lartë .
Fjalët janë tepër, para humbjes tënde
Të qoftë dheu i lehtë Naim

19275270_1719353688079388_8751913217614177574_n

Kush ishte Naim Dollaku?

Ai sot paradite ka qenë ne gjirin e miqve dhe shokëve, tek rrufiste kafen e përditshme, duke kujtuar kohen e rinisë  e të futbollit.

Dollaku vuante nga zemra , është operuar së fundmi dhe bënte dhe terapinë specifike

Naimi në moshen 15-16 vjeçare u aktivizua me të rinjtë e Durrësit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi. Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjtë, duke u vlerësuar pas nje anketë portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash.

Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e perfshiu Dollakun në formacionin e ekipit të parë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet në Durrës pranë Lokomotivës dhe aktivizohet si portier I parë, duke zevëndësuar portierin e shkëlqyer Teli Ciko. Dollaku u largua nga futbolli në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij sportive me Lokomotivën, ai është  drejtuar nga trajnerët Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti. Vitet më të arta të Lokomotivës së këtij dhjetëvjeçari (1970-1980), ishin nën drejtimin e të mirënjohurit Skënder Jareci.

Të paharruara mbeten për Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, në finalen e Kupës së Shqipërisë në vitin 1975. Formacioni i Teutës në atë kohë ishte: Naim Dollaku në portë, në mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, në mesfushë Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe në sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima.

 E veçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi në pritjen e penalltive. Nga 25 të tilla, Dollaku  ka pritur plot 19.

Naim Dollaku mbetet nga figurat më popullore në futbollin durrsak, pasi ka qene shumë masovik dhe gojëëmbël. Humbja e tij e papritur ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetarët e Durrësit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura