Ndahet nga jeta kreu i propagandës në Korenë e Veriut, ndërtoi kultin e personalitetit të familjes Kim! I shërbeu tre gjeneratave

May 8, 2024 | 8:59
SHPËRNDAJE

Kreu i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftuan mediat shtetërore të mërkurën.

kim jong umn

Ai vdiq nga pleqëria dhe “disfunksionimi i shumë organeve” për të cilin po merrte trajtim që nga viti 2022, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Kim ka kaluar dekada duke udhëhequr përpjekjet propagandistike në shtetin totalitar, duke përfshirë ndërtimin e një kulti personaliteti rreth dinastisë së Kim Jong Unit në pushtet.

Ai u shërbeu të tre gjeneratave të liderëve të Koresë së Veriut dhe çimentoi legjitimitetin e tyre politik.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori pjesë në funeralin e tij të mërkurën herët në mëngjes dhe i bëri homazhe “revolucionarit veteran që i qëndroi pa kufi besnik” regjimit.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap, e krahasoi atë me shefin e propagandës së Gjermanisë naziste Joseph Goebbels, i njohur për thënien “përsërite një gënjeshtër shpesh dhe ajo bëhet e vërteta”.

Kim Ki Nam – i cili nuk ka lidhje gjaku me familjen në pushtet – u emërua zëvendësdrejtor i Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit në Phenian në vitin 1966, ku punoi ngushtë me Kim Jong Il, paraardhësin dhe babain e liderit aktual Kim Jong Un.

Në vitet 1970, u emërua udhëheqës i gazetës shtetërore Rodong Sinmun.

Më vonë, udhëhoqi iniciativa për të vendosur rolin e Kim Il Sung, i konsideruar si themelues i Koresë së Veriut  në historinë e vendit.

Për dekada, Kim Ki Nam ishte gjithashtu autori kryesor i sloganeve politike të shtetit dhe pati ndikim të madh në veprimtaritë mediatike dhe botuese.

Ai dha dorëheqjen në fund të vitit 2010, duke ia lënë rolin motrës së Kim Jong Un, Kim Yo Jong, por vazhdoi të shfaqej në ngjarje publike – një shenjë që tregon se pati marrëdhënie të mira me regjimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura