Fotot nga paparazzi/ Ligjvënësja e PS-së bisedë me kolegen e PD, por nga distanca

May 19, 2024 | 22:19
SHPËRNDAJE

Prej disa vitesh kemi konstatuar miqësitë e mirë që ministrja e Turizmit di të ndërtojë. Herë pas here, Mirela Kumbaro ka qenë pjesë e faqeve tona, duke na zbuluar më shumë nga miqësia që ka, shpesh edhe me gratë nga Partia Demokratike, apo forca të tjera politike në Parlament.

Dhurata Çupi mirela kumbaro (2)

Herë me kolegë, e herë me rivalë, Kumbaro kur vjen puna për një bisedë të mirë, nuk bën ndasi. Këtë herë, pasi ka përfunduar seanca plenare dhe ka qenë duke u larguar nga ambientet e Parlamentit, ministrja është ndeshur me Dhurata Çupin, deputeten e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës.

Dhurata Çupi mirela kumbaro (1)

Dy zonjat, jo vetëm që janë përshëndetur, por edhe kanë ndaluar hapat, për të vijuar bisedën e tyre më komode. Vetëm se ajo që na ra në sy ishte fakti se kjo bisedë bëhej në disa hapa distancë. Njëra duke ikur dhe tjetra duke ardhur, zonjat e politikës nuk kanë preferuar që të ndryshojnë drejtim.

Dhurata Çupi mirela kumbaro (3) Dhurata Çupi mirela kumbaro (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura