Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste! Prej 5 vitesh luftonte me sëmundjen e rëndë

May 14, 2022 | 9:49
SHPËRNDAJE

 

ish-deputetja e pS-edlira haxhiymeriIsh-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Endrit Yzeiraj, në faqen e saj të facebook.

I biri thekson se ish-deputetja e Ps prej 5 vitesh po përballej me sëmundjen e rëndë, ndërkohë që nuk ka arritur ta mposhtë atë.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës”, thekson djali i ish-deputetes së PS.

edlira haxhiymeri

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura