Nata e katërt e festës/ Shija e pakrahasueshme e birrës Korça bën sërish bashkë mijëra vizitorë, ja surprizat që priten sonte

Aug 19, 2023 | 20:01
SHPËRNDAJE

Shija e pakrahasueshme e birrës Korça dhe tingujt e muzikës së bashku me atmosferën e jashtëzakonshme pritet të mbledhin sërish mijëra njerëz në natën e katërt të festës së birrës në qytetin juglindor. Deri më tani vizitorët kanë përjetuar 3 netë magjike në Korçë ku kanë festuar deri pas mesnate.

Birra-korca-2-675x450

Shtëpia e birrës ‘Korça’ pranë fabrikës së prodhimit të birrës mbetet zgjedhja me e preferuar e turistëve. Ambientet e restorantit pritet të tejmbushen edhe në natën e katërt të festës nga qytetarë të shumtë, me kryesisht familjarë dhe miq që zgjedhin të shijojnë atmosferën e festës e të argëtohen në këtë ambient.

Gotat me birrën Korça që mbusheshin e rimbusheshin ishin në çdo dorë për të shijuar plotësisht atmosferën magjike. Birra e parë shqiptare, simboli i qytetit mbetet mikpritësja më e dashur në festën verore me të madhe në Shqipëri.

Një tjetër nate elektrizuese do të përjetojnë vizitorët në Korçe këtë të shtunë në natën e katërt të kësaj feste ku në skenë do të ngjitet këngëtarja e mirënjohur shqiptare Elvana Gjata por edhe ajo greke, Dhespina Vandi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura