“Benzi” me shpejtësi marramendëse mori para 50-vjeçarin dhe “fluturoi” duke u përplasur me një mjet të parkuar! Pamjet e frikshme, qytetarët vrapojnë të tmerruar

May 4, 2024 | 11:47
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur një mjet tip “Benz” ka marrë para një biçikletë ku udhëtonte një 50-vjeçar dhe më pas ka “fluturuar” mbi një makinë të parkuar pranë një lavazhi në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Në video shihet se si “Benzi” me shpejtësi marramendëse përplas për vdekje qytetarin në biçikletë, i cili përfundon në mes të rrugës dhe më pas ecën në drejtim të një servisi aty pranë ku u “ndalua” nga një makinë e parkuar.

Më pas mjeti “fluturon” në ajër dhe përplaset në trotuar ku qytetarët vrapojnë të tmerruar për t’i shkuar në ndihmë dy të rinjve që ndodheshin brenda Benz-it.

Makina drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, i cili është vendosur në prangat e policisë. Adoleshenti në pamje shihet teksa del nga makina së bashku me pasagjerin, ndërsa i vijnë në ndihmë qytetarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura