Nafta e prodhuar në vend, buxheti arkëtoi 22 mln euro taksa në pesë muaj

Aug 10, 2017 | 8:48
SHPËRNDAJE

Nafta si një nga produktet më të konsumuara në vend,është edhe furnitori kryesor i buxhetit të shtetit me të ardhura. Por teksa të dhënat janë të azhornuara për çdo muaj për importet e naftës, të dhënat mbi prodhimin e naftës vendase dhe kontributin e saj në buxhetin e shtetit nuk kanë qenë shumë transparente.

foto ilustruese
foto ilustruese

Por së fundmi Ministria e Financave nga një rishikim që i bëri treguesve fiskale te 2017 raportoi se të ardhurat  në buxheti nga taksimi i naftës vendase kanë qenë mbi 3.1  miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro gjatë periudhës janar- maj 2017, kur një vit në të njëjtën periudhë ishin paguar pak më shumë se 12 milionë lekë taksa ose 800 mijë euro.

Ministria e Financave thotë se të ardhurat nga taksimi i naftës vendase ishin 27 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2016. Gjithsej u taksuan 69 mijë tonë naftë vendi.

Teksa shihet se, të ardhurat e nga taksimi i karburantit të importuar kanë rënë me 3.5 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.

Rivënia në punë e rafinerisë së ARMO-s, ka bërë që një e treta e tregut të furnizohet me naftë vendi.

Ministria e Financave duke krahsuar të dhënat e importit me ato të zhdoganimit raporton se konsumi i naftës ka pësuar një rritje rreth 6 për qind këtë vit.

Sipas analizës së Ministrisë së Financave të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 16.8 miliard lekë, 9.1% ose 1.4 miliard lekë më shumë se 5 mujori i vitit 2016, dhe 3.6% ose 580 milion lekë më shumë se plani.

Financat pohojnë se ndikimin kryesor e ka pasur importi dhe prodhimi vendas i karburanteve që rezultoi rreth 207 mijë ton, me një rritje prej 12,166 ton ose + 6.2% krahasuar me 5 mujorin e vitit 2016.

Gjithashtu rritje kanë shënuar, importi i Gazit të Lëngët me 17%,  importi dhe prodhimi i birrës me 10.3%, importi i pijeve energjike me 26.9%, importi dhe prodhimi i verës me 24.3%, dhe  importi i cigareve me 5.7%.

Ndërkohë është rritur deklarimi i prodhimit vendas të duhanit me rreth 3.5 ton nga 0.4 ton të deklaruara në periudhën janar-maj 2016.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura