“Na sulmuan, do na vidhnin”, policia merr dy telefonata në mbrëmje, por pas hetimeve zbuloi se…

Feb 13, 2020 | 15:06
SHPËRNDAJE

policia e shtetit

Policia e Tiranës bën me dije se ka marrë informacion nga qytetarë të kryeqytetit të cilët kanë denoncuar se janë sulmuar për t’u grabitur.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 2 telefonata për tentativë vjedhjeje me dhunë, në orën 21:20, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe në orën 21:30, në rrugën “Haki Stërmilli”, thuhet në njoftim.

Mësohet se shërbimet e Policisë nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nuk është kryer vjedhje në asnjë rast.

“Është ngritur një grup, i cili vijon punën për identifikimin dhe dokumentin e autorësisë së këtyre ngjarjeve, të dy tentativave për vjedhje me dhunë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e mbetur në tentativë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura