“Na ishte njëherë …”- U bë nënë për herë të parë, Olta Gixhari zbulon “vuajtjet” pas ardhjes në jetë të Amar

Oct 19, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në muajin gusht. Aktorja e njohur shqiptare mirëpriti në jetë një djalë, që e quajti Amar.

Lindja e djalit ishte një bekim për Olta Gixhari, por ama jo pa vuajtje.

Në një postim në Instagram, aktorja tregoi se është një mama e përkushtuar me kohë të plotë tek Amar dhe i mungon shumë gjumi.

Ajo publikoi një selfie pa make up dhe flokët e kapura, krahas së cilës shkroi: “T’kem t’flej icik ? #naishtenjeheregjumi #mamáfulltime”

Të njëjtin shqetësim kanë shprehur edhe ndjekësit e saj në Instagram që janë bërë nëna.

“Thjesht do krijosh imunitet, s’ke për të fjetur ndonjëherë,”- shkruan një prej tyre.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Ëndërr në sirtar ka për të mbetur??”

Olta Gixhari prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, identitetin e të cilit e ka mbajtur të fshehtë.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura