Moviola / Gabimi i gjyqtarit Xhaja, penalltia e Laçit nuk ishte (Video)

Dec 17, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Laçi ka arritur të shënojë një gol në 45 minutat e para të ndeshjes së djeshme falë një 11-metërshi, të fituar nga Uzuni. Ky i fundit ka pasur një kontakt të lehtë me Siljanovskin dhe është rrëzuar, ndërsa kryesori i takimit menjëherë drejton gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit.

laci

Në pamjet filmike duket qartë se kontakti ka nisur që jashtë zonës së Flamurtarit dhe rrëzimi i futbollistit të Laçit ka ndodhur brenda zonës. Megjithatë, kemi të bëjmë me një kontakt shumë të lehtë dhe arbitri nuk duhej të akordonte 11-metërsh, por të vazhdonte normalisht takimin. Pra, me vendimin e tij në këtë rast kryesori ka gabuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura