Moti i keq në Shqipëri, Veliaj: Tirana, një nga qarqet më pak të prekura! Do ndihmojmë në zonat më të vështira, si Shkodra e Lezha

Nov 20, 2022 | 17:54
SHPËRNDAJE

Prej mbrëmjes së djeshme, Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje, kryesisht në veri të vendit.

1668950298_moti10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa po fliste në një aktivitet të zhvilluar nga Ambasada e Katarit tha se kryeqyteti ishte qarku më pak i prekur nga reshjet e shiut.

Veliaj tha se falë ndërhyrjeve në kohë të ekipeve në terren, reshjet nuk kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i vijë në ndihmë qarqeve më të prekura, si Shkodra e Lezha.

“Fatmirësisht, Tirana është një nga qarqet më pak të prekura dhe dua të falënderoj kolegët që kanë punuar me kanalizimet, me sistemet e kullimit, dhe sot jemi në gjendje të mirë. Jam i sigurt se duke filluar nga nesër, bashkë me miqtë e Katarit, do i gjendemi qarqeve si Shkodra apo Lezha, për t’u siguruar që të plotësojmë nevojat me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës së Katarit dhe miqve të tjerë,” deklaroi ndër të tjera Veliaj.

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, por problemet më të mëdha janë raportuar në veri të vendit, ku dhe sasia e reshjeve ka qenë më e madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura