“Moska mohon sovranitetin tonë”/ Zelensky: Agresioni rus është gjenocid! Askush nuk e mendonte se…

Jun 15, 2022 | 20:09
SHPËRNDAJE

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po zhvillon një propagandë të fortë në vendin e saj duke mohuar sovranitetin e Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, Zelensky tha se aktet e Rusisë janë gjenocid dhe se askush nuk mund ta mendonte që kjo do të shkonte deri në këtë situatë.

“Nëse do ta kisha menduar përpara Presidencës time, jo. Kjo luftë ka 8 vjet tanimë, 8 vjet shkeljesh nga Rusia të të gjitha parimeve ndërkombëtare, që nga aneksimi i Krimesë dhe i Donbasit. Nuk mund ta krahasojmë me pushtimin në shkallë të gjerë. Ka nisur që prej 2014-ës, dhe atë herë ishim të gatshëm për çdo gjë. Askush nuk do të mendonte për këtë torturë në rajonin e Kievit, për vrasjen e fëmijëve, shkatërrimin e qyteteve. Këto masakra, kjo lloj mizorie ishte e paimagjinueshme, mund ta përfytyroni me mendje, por kur e shihni me sytë tuaj është komplet ndryshe. Ky është gjenocid. Kjo nuk është vetëm me fjalë, mund ta shohësh me sytë e tu. Në median ruse hapur pranohet se nuk e njohin Ukrainën si vend.

Ata nuk e njohin sovranitetin tonë. Është çështje parimi për ta të mos na njohin si komb. Ata e kanë pasur këtë koncept prej vitesh. Ata kanë degraduar Ukrainën. Nëse ne biem, ata mund të fitojnë diçka. Kjo nuk duhet të vazhdojë. Është një dramë nga ato televizive, kur Ukraina mendoi të jetë e bashkuar me vendet e tjera të botës, atëherë kjo do përfundojë. Kjo është një propagandë që ndjekin ata. Nëse i luftojmë sëbashku, Ukraina do bëhet më e fortë” – tha Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura