“Mos u ngut në tahmah, Berishës nuk ia merr dot qiellin”- Gjekmarkaj ironizon deputetin socialist: Një ditë gjërat do të ndryshojnë

Apr 16, 2024 | 15:55
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, ka ironizuar deputetin e PS-së, Petro Koçin, duke thënë se me deklaratat e tij i kujton një poezi të Vinçens Prenushit i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin e ma merrni dot”.

agron-gjekmarkaj-675x450-1

 

Ai shprehet se as Petro Koçi, nuk ia merr dot qiellin Berishës, teksa i kërkon të mos nxitojë në tahman, sepse një ditë gjërat do të ndryshojnë.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj thotë se me forcën e pushtetit, PS arriti t’i merrte shumëçka Berishës, pir jo emrin si themelues i pluralizimit.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Partia nga vjen Petrua eshte parti europiane se u themelua me 8 Nentor 1941 dhe gjate gjithe ekzistences se saj u perqafua me Europen ! Pastaj nga mitra e pergjakur e Partise se Punes doli PS qe vuajti shume te marre kthesat!

Ju folet per Sali Berishen duke e nenkuptuar ! Me kujtohet nje poezi e Vinçens Prenushit i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “Qiellin e ma merrni dot” pasi ja moren te gjitha atij i mbeti qielli nje metafore kjo qe josh”

Diatrribat e mia me Sali Berishen  kane qene  publike , nuk kam asgje per tu  fshehur dhe nuk jam nga ata qe ju ik pergjeqsive te mia.

Po me forcen e pushtetit ju mund ti merrni shumecka Sali Berishes, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, se njeriu qe rrezoi partine tende dhe diktaturen per te futur Shqiperine ne stinen e lirise dhe shtetit te se drejtes gje qe na lejon sot te flasim per Europen!

Ishte Sali Berisha qe e futi Shqiperine ne Nato dhe e nxorri nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai qe solli Presidenti Bush ne Shqipëri! Menyra se si ai u ndalua dhe arrestua ne thyerje te nenin 73 te kushetetutes e ben ate nje te burgosur politik.

Une nuk po me merrem  me thelbin e procesit , le te merret drejtesia  por jo duke i sherbyer pushtetit! Pra Sali Berisha eshte Sali Berisha ne cdo rast nje dite gjerat mund te ndryshojne dhë se di a do keni kurajo per te pranuar evulimin e te vertetave. Pra Sali Berishes Petro qiellin nuk ja merrni dot !! Thjesht mos u ngut ne tahmah!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura