Mos u habisni kur gjyqtarët nuk ngrenë flamurin, janë udhëzuar nga VAR

Jun 14, 2018 | 10:06
SHPËRNDAJE

Anësorët e Botërorit 2018 janë udhëzuar që në episoded e dyshimta për pozicion jashtë loje ta mbajnë flamurin poshtë. Ky vendim është lajmëruar nga shefi i arbitrave në FIFA, Perluixhi Kolina.

390204_TS_13-06-18_2205164366_

“Nëse shihni një gjyqtar që nuk ngre flamurin, ai nuk po gabon. Ata janë udhëzuar ta mbajnë flamurin poshtë në episded kur pozicioni jashtë loje nuk është i dukshëm. Nëse aksioni mbyllet me gol ose 11-metërsh, atëherë VAR do të përcaktojë rregullësinë e tij. Nëse gjyqtari do të ngrinte flamurin atëherë aksioni do të ndërpritej automatikisht, por ata do të presin pamjet filmike, gjithmonë ku ka dyshime” përfundoi Kolina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura