“Mos u gënjeni nga krokodilët që…”/ Rama sërish thirrje grave naftëtare: Askush s’ju kërkon që të dorëzoheni, qeveria nuk…

Oct 29, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama sërish sot i ka bërë thirrje grave naftëtare që të dalin nga greva e urisë në mënyrë që të diskutojnë hallin e tyre.

ramaaa

Rama i thotë se e vetmja pengesë për dialog është greva e tyre e urisë. Ndërsa shprehet se askush nuk i kërkon që të dorëzohen.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë i kërkon grevisteve që të mos gënjehen nga ata që ai i quan krokodila.

“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë! Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”

Sot në Ballsh ishin edhe disa artistë, të cilë u solidarizuan me gratë greviste.

LEXO EDHE: 

Dita e 15 e grevës së urisë/ Artistët në mbështetje të grave naftëtare: Ju kemi xhan. Ja apeli për qeverinë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura