Dita e 15 e grevës së urisë/ Artistët në mbështetje të grave naftëtare: Ju kemi xhan. Ja apeli për qeverinë

Oct 29, 2020 | 11:07
SHPËRNDAJE

Në ditën e 15 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet.

grate naftetare

Por sot, në mbështetje të tyre ka shkuar edhe një përfaqësi e artistëve. Ata thonë se do t’i mbështesin naftëtarëve, duke i kërkuar qeverisë që të zgjidhë hallin e tyre.

“Ju kemi xhan” i tha aktori Mehdi Malkaj.

 “Ne jemi këtu për ti bërë apel qeverisë, që jo ti qani hallet e popullit, por ti zgjidhni hallet e popullit. Nëse nuk e zgjidhin, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë. E drejta është në anën e tyre. Nuk bëhet tallava dhe nuk bëhet shaka me jetët e njerëzve. Ne do ti mbështesim si qytetarë të këtij vendi”, tha aktori Edmond Budina, pwr News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura