Barcelona kërkon yllin e Bajernit/ Klubit i ofrojnë Verratin, Viktor Roke ngre kokë

May 4, 2024 | 7:14
SHPËRNDAJE

Barcelona ka nisur prej javësh riorganizimin për sezonin e ardhshëm. Një nga sektorët ku pritet të ketë ndërhyrje është mesfusha. Ndonëse e populluar me emra të rëndësishëm aktualisht, ekipit i duhet një lojtar që t’i vijë në ndihmë Gyndoanit.

barcelona 1

Objektivi i Barcelonës është i qartë. Katalanasit kërkojnë shërbimet e yllit të Bajernit të Mynihut, Joshua Kimish. Por sipas mediave spanjolle në horizont është shfaqur dhe një emër i njohur që nga sezoni i kaluar. Ai është Marko Verrati.

KIMISH – Pa dyshim emri më i lakmuar nga drejtuesit e Barcelonës dhe nga trajneri Ksavi është Joshua Kimish. Gjermani nuk duket shumë i kënaqur në Mynih pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2025. Përplasjet e vazhdueshme me stafin teknik dhe dëshira për të provuar një eksperiencë e çojnë drejt largimit nga Bajerni lojtarin e kombëtares gjermane. Dhe Barça do të ishte e gatshme ta priste krahëhapur atë.

VERRATI – Por veç Kimish, në horizont është shfaqur dhe Marko Verrati. Italiani (31 vjeç), i cili ishte në prag të nënshkrimit për Barçën në verën e vitit 2017, do të ishte e i gatshëm të kthehej në Europë dhe për më shumë në një piacë të rëndësishme si Barcelona.

Sipas “MD” ai i është ofruar klubit katalanas. Por deri më tani te Barcelona hezitojnë për italianin. Në klub ka dyshime për nivelin konkurrues pas eksperiencës në një kampionat të dorës së dyti ai i Katarit.

VITOR ROKE – Por një problem tjetër ka lindur për Barcelonën dhe ka lidhje me Vitor Roken. Katalanasit duan ta huazojnë atë, me faktin se ai duhet të fitojë më shumë eksperiencë në La Liga. Por agjentët e lojtarit kanë refuzuar çdo formë huazimi, ç’ka prish planet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura