“Mos më puthni se jam me…”/ Banorët shrihen së qeshuri duke imituar njërin prej çifteve brenda shtëpisë

Jan 18, 2022 | 10:24
SHPËRNDAJE

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë një nga çiftet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Disa prej banorëve kanë imituar sjelljen që ka moderatorja kundrejt Arbrit dhe kjo ka qenë vërtet argëtuese për ta por edhe për publikun.

Monika Lubonja, tha se e kishte parë Dagzin një ditë të mërzitur dhe shkak ishte sjellja e Einxhelit ku sipas saj ajo u ankua se ai dëshirontë ta puthte pasi kjo e fundit ishte e lyer me me krem.

Kurse Arjola Demiri nisi ta imitonte moderatoren dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri. Aktorja u shpreh se sipas mendimit të saj Einxheli ka një super karakter.

Më pas Ilir Shaqiri, u ngrit për të demostruar një moment i cili i ka bërë shumë përshtypje tek Einxheli dhe bashkë me Arjolën ata nisën të imitonin çiftin. Balerini tha se Dj Dagz është shumë i përfshirë kurse Einxheli i qëndron shumë ftohtë. Beniada Nishani u shpreh se ndoshta ‘ajo nuk dëshiron të përfshihet shumë dhe do të përmbaj veten’ por Monika e kundërshtoi duke i thënë se nëse ajo do të binte në dashuri nuk do të përmbahej aspak.

Pjesë nga biseda:

Monika: U mërzit Dagzi një moment dje, i thash përsë u mërzite? Po ja tha… dhe sigurisht do ta sqaronte Einxheli, çfarë i bërë djalit mi i thash. Po ja tha dontë të vintë të më puthtë në darkë por unë isha lyer me krem, të nesërmen tha sa filloi të më puthte unë kisha lyer fytyrën me ton. Fillove prap ti mi i thash

Arjola: Mos më puthni kur kam flokët e rregulluara dhe kur jam me make up. Është gjatë gjithë kohës “Po rri tani o Dagz”, kam gjatë gjithë kohës që e studioj është super karakter.

Beniada: Ndoshta nuk dëshiron të përfshihet mundohet ta mbaj veten.

Monika: Unë po rash në dashuri nuk përmbahem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura