“Moldavia u detyrua të paguajë gjobë”- Raporteri për Shqipërinë flet për ekstradimin e Harun Çelik: Fakti që je gylenist nuk është shkak…

Jan 8, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Rama ErdoganAndre Hunko, Raporti për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ekstraktuar shtetasin turk Harun Çelik.

Mësuesi Harun Çelik iu dorëzua policie turke në Aeroportin Nënë Tereza, ndërkohë që Andre Hunko ka theksuar në një prononcim për Exit.al se është i shqetësuar për metodat që ndjek Turqia për ekstradimin e personave nga shtetet e tjera.

Sipas Hunko, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Moldavi, ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar këtë shtet të paguaj 25 mijë Euro gjobë për çdo shtetas të ekstraduar.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera.

Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person.

Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani”, thekson Hunko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura