“Miss Albania”, Adrola Dushi feston 20-vjetorin

Jul 6, 2013 | 14:12
SHPËRNDAJE

Adrola Dushi, vajza nga Rrësheni që u shpall “Miss Albania 2012”, organizuar nga Vera Grabocka dhe fotografi i njohur Fadil Berisha, ka festuar 20- vjetorin në një mbrëmje të organizuar me miqtë. Vajza, e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Univers”, por që nuk arriti dot të klasifikohej në 15 më të mirat, u ka bërë një surprizë miqve një darkë festive për shoqërinë e saj. Adrola, një miss me tiparet e brunes, ka qenë e preferuara e Fadil Berishës në garën e “Miss Albania”. Ajo mund të konsiderohet me fat, pasi spektakli që u transmetua në “Tv Klan” këtë vit ka ekskluzivitetin e licencave më të mëdha botërore: “Miss World”, “Miss Universe”, “Elite Fashion” dhe “Mister World”.  Ndërkohë që ende nuk e dimë nëse Adrolës i është bërë ndonjë ofertë speciale këto kohë.
Adrola Dushi nga Shqipëria dhe Diana Avdiu nga Kosova, gjatë spektaklit të prezantimit në Las Vegas, ranë në sy për linjat e bukura. Adrola dhe Diana përfaqësuan Shqipërinë dhe Kosovën në “Miss Universe 2012”, që u mbajt më 19 dhjetor në Las Vegas, dhe që në këtë rast u duhej të ishin dhe në konkurrencë me njëra-tjetrën. Duket se pas kësaj gare, Adrola i ka mirë punët e zëmrës, pasi është parë shpesh në shoqërinë e një djali simpatik.
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura