Ministrja, një “lady in red”

Feb 26, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

Në foto: Mirela Kumbaro, Erjon Veliaj dhe Arben Ahmetaj
Që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk i ka shumë qejf veshjet formale, këtë e kemi kuptuar tashmë. Në përgjithësi një ministre jemi mësuar ta shohim me kostumin klasik, fund dhe xhaketë. Ndërkohë, zonja Kumbaro duket sikur nuk e gjen veten në atë stil. Para pak kohësh, ajo u fotografua me një fustan mjaft të shkurtër e më pas e kemi parë të përdorë ngjyrat e ndezura, larg grisë dhe të zezës zyrtare që duken edhe pak të mërzitshme. Ndërsa këtë të enjte, Kumbaro kishte veshur pantallona të kuqe dhe një xhup gjithashtu të kuq. Një veshje shumë e bukur, por mbase jo shumë e përshtashme për të vajtur në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura